Në vitin 1993, Dr.Sh. M. Aurel Janko është diplomuar si Mjek i Përgjithshëm dhe më pas, në vitet 1995 – 1998 ka kryer Specializimin si “Kirurg i Përgjithshëm” në Departamentin e Kirurgjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë.

2005-2006 ka kryer Master në Kirurgji, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, me temën “Rezultatet e mjekimit me kimioterapi dhe imunoterapi intravezikale për pacientët me Transistional Cell Carcinoma (TCC) të vezikës urinare”.         

Në vitin 2010 ka marrë gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore” në  Sëmundjet Kirugjikale.

2006 ka kryer një Kurs Specializimi në “University of Rykyus”, Okinawa, Japoni, ku ka marrë “Certifikatë Kualifikimi në Urologji dhe Laparaskopi”.

2002 dhe 2007 Kurse Specializimi tek DETO, Urologia Universitaria 1, Universita degli Studi di Bari, Policlinico di Bari, Itali, ku ka marrë përkatësisht “Certifikatë në Urologji dhe Urodinamikë” dhe “Certifikatë per Transplantin e Veshkës”.

Dr.Sh. M. Aurel Janko është urolog dhe kirurg i mirënjohur, me një eksperiencë të gjatë, që numëron mbi 100 raste të vështira, të realizuara me sukses. Gjatë eksperiencës së tij ka kryer ndërhyrje me shkallë vështirësie të lartë për trajtimin e tumoreve të ndryshme të aparatit urinar në stade të avancuara, si:  trajtimi i tumoreve renale me trombe në venën kava inferior, kirurgjia për kancerin e prostatës, kancerin e vezikës urinare (Cistektomi Radikale me derivacion urinar përfshirë edhe neovezikën urinare), ndërhyrjet laparaskopike në urologji etj.  

1993 -1994 Mjek pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Tiranë.

Në vitet 1999 –2001, si pjesë e stafit të Organizatës Botërore të Shëndetit, ka pasur detyrën e koordinimit të situatës shëndetësore për refugjatët gjatë Luftës në Kosovë.

Prej vitit 1999 ushtron profesionin e tij si mjek urolog pranë Shërbimit të Urologjisë, QSU “Nënë Tereza”.

Pedagog i lëndës së Kirurgjisë pranë Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, prej vitit 2020.

Prej vitit 2018 – 2023 ka ushtruar detyrën si Drejtues i Shërbimit të Urologjisë, QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.

Anëtar dhe Sekretar i Shoqatës së Kirurgëve Urologë të Shqipërisë që nga themelimi dhe prej vitit 2023 është Kryetar i kësaj shoqate.

Anëtar i “European Association of Urology” (EAU), që nga viti 2006.

Referime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare ndër vite dhe publikime të shumta si autor i pare dhe bashkëautor, si: Manual mbi Transfuzionin e Gjakut, përkthimi i dy librave mbi SST të rekomanduara nga OBSH-ja për Shqipërinë, referime në Konferencat Mediko-Kirurgjikale etj.

Aktualisht Dr.Sh. M. Aurel Janko ushtron profesionin e tij si Mjek Urolog pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.