Dr. Florian Spada është diplomuar në vitin 2012 në Fizioterapi pranë Universitetit Katolik ” Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në vitin 2016 ka përfunduar studimet Master në Shkencat e Rehabilitimit të Profesioneve Shëndetësore duke u vlerësuar me notë maksimale.
Në vitin 2023 është diplomuar në “Traumatologjia në sport” nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në prill 2024 Dr. Florian Spada ka përfunduar Doktoraturën në Shkenca Infermieristike dhe Shëndet Publik pranë Universitetit Tor Vergata, Romë.
Menjëherë pas diplomimit nisi përvojën e tij të punës si Asistent Mjek, duke punuar pranë institucioneve private, si dhe në disa spitale e poliklinika në Tiranë.
Dr. Spada është përgjegjës i praktikave klinike të programit Bachelor në fizioterapi pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Ai është gjithashtu Anëtar i “Departamentit të Shkencave Biomjekësore” po pranë këtij universiteti.
Dr. Spada ka mbajtur detyrën e Koordinatorit për Programet e Studimit Bachelor të Fizioterapisë dhe Infermieri, Masterit Shkencor në Shkenca Rehabilituese dhe të Profesioneve Shëndetësore, si dhe Masterit në Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike pranë të njëjtit universitet.
Ka kryer disa trajnime në metoda të ndryshme jashtë vendit si:
- Traumatologjia në sport, Diagnoza dhe parandalimi, Terapia manuale miofashiale;
- Rehabilitimi në pacientët emiplegjik;
- Trajtimi i diskopative lumbare dhe shijatikut;
- Qasja osteopatike në problemet muskoloskeletore në sport;
- Trajtimi i artikulacionit temporo-mandibolar;
- Trajtimet manipulative vertebrale, osteopathic manipulation techniques;
- Neuro muskular Taping (rehabilitim dhe terapi) i licencuar nga NMT institute;
- Human Tecar (operator i certifikuar);
- Wintecar (operator i certifikuar);
- Terapia manuale me konceptin Mulligan;
- Metoda terapeutike në Hidrokineziterapi;
- Trajtimi i patologjive vertebrale sipas metodës MAIGNE;
- Trajtimi i patologjive te shpatulles;
- Trajtimi manual i cervikalgjise dhe cefalesë;
- Uefa Football Doctor Education Program;
- Gjimnastika posturale me metodën Mezieres dhe shumë të tjera.
Aktualisht mban rolin e Koordinatorit të Shërbimit të Fizioterapisë pranë klinikës “Qendra e Rehabilitimit të Mjekësisë Sportive”, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.