Dr. Erinda Rrapushi është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, në Tiranë në periudhën 2011-2007.

Ka kryer specializimin në Departamentin e Pediatrisë pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në periudhën 2011-2015.

Ka kryer trajnim në fushën e Mjekësisë Interne pranë ABC Albanian Health Fund në bashkëpunim me PRIME Internacional, FMEI (Family Medicine Education International) gjatë periudhës 2006-2007. Gjithashtu pranë Kaplan Medical Center (test and preparation) Chicago, Illinois USMLE step I, 88%.

Pjesëmarrëse e rregullt në seminare dhe trajnime ndërkombëtare.

Dr. Erinda Rrapushi ka një përvojë si Mjeke Neonatologe dhe Mjeke Pediatre edhe pranë institucioneve private.

Gjatë periudhës 2009-2011 Dr. Erinda Rrapushi ka punuar pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor, Fier si Mjeke Specialiste pranë Sektorit të Mjekut dhe Sektorit Spitalor.

Aktualisht Dr. Erinda Rrapushi punon si Mjeke Pediatre pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.