Dr. Erind Cafi është mjek nefrolog i specializuar në ndjekjen dhe trajtimin e semundjeve te aparatit urinar (si insuficenca renale akute dhe kronike, glomerulonefritet, infeksionet e aparatit urinar dhe kalkulozat renale, hipertensioni arterial me shkaqe renale, ndjekjen e të sëmurëve me dializë, etj.).

Ka kryer Masterin Shkencor në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, viti 2011, në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata, Romë.

Në vitin 2012 licencohet si Mjek-Kirurg në Itali duke dhënë provimin e shtetit pranë Universitetit Tor Vergata, Romë.

Gjatë periudhës 2012-2013 ka kryer Specializimin në Mjekësi Transfuzive pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Shqipëri.

Gjatë periudhës 2015-2018 ka kryer Specializimin për Nefrologji pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (Departamenti Nefrologji-Transplant-Dialize).

Aktualisht Dr. Erind Cafi është mjek nefrolog në Shërbimin Poliklinik, pranë Spitalit Rajonal të Kukësit.

Gjatë periudhës 2015-2018 ka punuar pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, në Departamentin Nefrologji-Dializë-Transplant.

Gjatë periudhës 2013-2015 ka punuar pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Shqipëri, Sektori i Dhurimit dhe Përpunimit të Gjakut, në pozicionin e Shefit të Sektorit.

Ka punuar gjithashtu në struktura të ndryshme mjekësore private e publike si Qendra e Dializës Diaverum, në Lezhë.

Dr. Erind Cafi merr pjesë rregullisht në kongrese, konferenca dhe trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare. Është botues i disa artikujve shkencorë.

Aktualisht Dr. Erind Cafi mban pozicionin e mjekut specialist nefrolog part-time, pranë Spitalit katolik Zoja e Këshillit të Mirë.