Dr. Denis Kosovrasti është diplomuar në Universitetin e Pavias, Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë. Ka kryer në vijim pranë të njëjtit Universitet specializimin 5-vjeçar në Kirurgji Vaskulare ku është vlerësuar me pikët maksimale.
Është i specializuar në trajtimin e sëmundjeve steno-okluzive të arterieve karotide, arteropatise periferike dhe patologjive të aortës, trombozave venoze, trombofilive hereditare etj.
Specialist në trajtimin e insuficencave venoze dhe variçeve me teknikat më të reja, si:
- ablacioni lazer, teknike për të cilën është specializuar në Bergamo të Italisë;
- skleroterapia.
Specialist ne ekzaminimin imazherik Eco color doppler të sistemit arterial dhe venoz.
Dr. Denis Kosovrasti ushtron profesionin pranë Shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, si Mjek Specialist Kirurg Vaskular. Gjithashtu është edhe pedagog me kohë të plotë i Protokolleve të Angiografisë pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Universiteti i Mjekësisë Tiranë.
Dr. Denis Kosovrasti aktualisht mban pozicionin e Kirurgut Vaskular pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë duke ofruar shërbimet dhe ekspertizen e tij profesionale edhe per pacientet e këtij spitali.