Dr. Arlinda Elmasllari është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Mjekësor i Tiranës.

Ka kryer specializimin afatgjatë në degën e Obstetrikë-Gjinekologji pranë Universitetit Mjekësor të Tiranës.

Dr. Arlinda Elmasllari ka punuar si mjek obstetër-gjinekolog në struktura të ndryshme ambulatoriale dhe spitalore, private.

Ka kryer kursin e avancuar të Kolposkopisë, i akredituar nga Federata Evropiane e Kolposkopisë (EFC).

Certifikimi IOTA për njohjen e karakteristikave ekografike të patologjive beninje dhe malinje të ovarit, endometrit, miometrit, endometriozës, vezores polikistike dhe eksplorim i fertilitetit nëpërmjet ekografisë si dhe urgjencat gjinekologjike.

Anëtare e shoqatave evropiane dhe botërore të mjekëve të rinj obstetër gjinekologë.

Autore dhe bashkëautore e disa artikujve të botuar brenda dhe jashtë vendit.

Pjesëmarrëse aktive në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të obstetrike-gjinekologjisë.

Aktualisht Dr. Arlinda Elmasllari ushtron profesionin si mjek obstetër-gjinekolog part-time pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.