Dr. Ardit Zanaj është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, gjatë periudhës 2011-2017.

Ka kryer specializimin në Kirurgji Ortopedi-Traumatologji pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, gjatë periudhës 2018-2022.

Ka ushtruar profesionin si mjek i përgjithshëm edhe pranë strukturave spitalore private.

Prej Shtatorit të vitit 2022, Dr. Ardit Zanaj ushtron profesionin e tij si Mjek kirurg Ortoped –Traumatolog pranë Spitalit Universitar të Traumës, Tiranë.

Në Janar të vitit 2022 ka zhvilluar trajnimin për artroskopinë e gjurit në ATTC (Anatomy Techniques and Training Center), në Athinë Greqi.

Aktualisht, Dr. Ardit Zanaj ushtron profesionin e tij si Mjek Kirurg Ortoped-Traumatolog pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.