D.SH.M. Adela Perolla – Mjeke Hematologe
D.SH.M Adela Perolla është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1999.
Ka kryer specializimin në Hematologji pranë Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2003.
Ka kryer Doktoraturën pranë Fakulteti të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2021, me temën “Studim klinik-biologjik mbi Mielodisplazinë”.
Prej vitit 2004 është Titullare për lëndën “Patologji e përgjithshme dhe Patologji klinike” për Programet e Studimit “Infermieri” dhe “Fizioterapi” si dhe pozicionin e pedagogut të pjesës së praktikave mjekësore për lëndën e Hematologjisë pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Prej vitit 2019 mban pozicionin e Pedagogut të jashtëm për lëndën e Hematologjisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme”, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Prej vitit 2006 ushtron profesionin e saj si Mjeke Hematologe pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Aktualisht, Dr. Sh. M. Adela Perolla është Mjeke Hematologe part-time pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë