Dr. Emanuela Prendi është diplomuar me vlerësimin maksimal në Programin e Studimit në Fizioterapi, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, në vitin 2010.  

Ka kryer Master Profesional në Fizioterapi Pediatrike pranë Universitetit të Firences dhe Spitalit Pediatrik Universitar Meyer, Firence, Itali.

Më pas ka kryer studimet në Master Shkencor në Shkenca Teknike Rehabilituese të Sportit dhe Aktiviteteve Motore pranë Universitetit të Studimeve të Firences dhe Spitalit Universitar Careggi të Firences, Itali me vlerësimin “110 shkëlqyer”.

Në vitin 2023 Dr. Emanuela Prendi ka përfunduar Doktoraturën në Shkenca Infermieristike dhe Shëndet Publik pranë universitetit Tor Vergata, Romë me rezultate të shkëlqyera.

Prej vitit 2015 Dr. Prendi është Koordinatore dhe Lektore për Programet e Studimit Bachelor të Fizioterapisë si dhe Masterit Shkencor në Shkenca Rehabilituese dhe të Profesioneve Shëndetësore, pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Për periudhën 2015-2021 ka ushtruar edhe funksionin e Koordinatorit për Programet e Studimit Bachelor në Infermieri dhe Master në Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike pranë të njëjtit universitet.

Dr. Prendi ka kryer trajnime në metoda të ndryshme, jashtë vendit si:

Është autore dhe bashkëautore e disa publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Referuese ne kongrese, konferenca e aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Aktualisht Dr. Emanuela Prendi punon si fizioterapiste në Klinikën e Fizioterapisë, pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.