Dr. Erald Gjata ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2014 dhe ato Master në vitin 2020 me rezultate shumë të mira pranë Universitetit Katolik Zoja Këshillit të Mirë.

Prej vitit 2017, ai ushtron profesionin si fizioterapist dhe tutor i praktikave studentore pranë Klinikës së Fizioterapisë, Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Ka kryer specializime dhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit në fushat si:
Terapi Manuale, Gjimnastikë Posturale, Elektroterapi, Hidrokineziterapi, Taping Neuromuskulor si dhe Manipulim i indeve të buta – Metoda Stecco.

Gjithashtu ka qenë në rolin e asistentit në kurse të ndryshme të zhvilluar nga profesorë të huaj.

Dr. Erald Gjata është i specializuar në trajtimet e patologjive të ndryshme ortopedike-neurologjike pre dhe post-kirurgjikale, traumatologji sportive dhe riedukim funksional.