Bruno Bosini është diplomuar në degën Infermieri pranë Shkollës “Giulio Ascoli” prot.30/14-A15-4 të Zyrës së Menaxhimit të Kurseve të Diplomës, Trieste, Itali në periudhën 1978-1980.

Ka kryer Masterin e Nivelit të Parë në degën Funksionet e Menaxhimit dhe Koordinimit të Profesioneve Shëndetësore pranë Universitetit “Unitelma Sapienza”, Romë, Itali (Rektori Prof. Francesco Avallone).                                                                            

Gjatë periudhës 1980-1997 ka punuar si infermier instrumentist dhe kryeinfermier pranë Klinikës së Ortopedi-Traumatologji në Trieste, Itali. (Drejtor i Klinikës Prof. Francesco Marotti).

Gjatë periudhës 1998-2013 ka punuar si infermier instrumentist në Kirurgji të Pergjithshme dhe të Specializuar në spitale të ndryshme në Trieste, Itali.

Gjatë periudhës 2014-2019 ka punuar si Drejtor i Shërbimeve Infermierore pranë Strukturave Spitalore Private në Tiranë, Shqipëri.

Gjatë periudhës 2015-2018 ka punuar si pedagog pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Ka kryer kurse të ndryshme ECM në Itali.

Në prill 2018 ka marrë pjesë në Kongresin V Kombëtar Shqiptar të Shkencave Mjekësore në sesionin e Infermierisë me temë: Rruga e Dixhitalizuar Kirurgjike, si folës. Bruno Bosini, aktualisht mban pozicionin si Koordinator i Infermierisë pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.