Më 13 maj 2024, gjatë takimit të Komitetit të Patronëve me Bordin Drejtues të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, u nënshkrua marrëveshja kuadër e bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” me qendër në Shqipëri dhe Fondacionit “Luigi M. Monti”, me qendër në itali.
Të dy Fondacionet janë krijuar nga frymëzimi i Kongregatës së Bijve të Zojës së Papërlyer (CFIC) që i ka themeluar ato dhe synojnë të zhvillojnë veprimtari në fushat e kujdesit, edukimit dhe asistencës sipas karizmës së të bekuarit Luigi. M. Monti.
Marrëveshja, e nënshkruar në Tiranë pranë selisë së Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” nga presidentët e dy Fondacioneve, P. Giuseppe Pusceddu dhe Fr. Ruggero Valentini, rinovon angazhimin e dhënë nga ” Istituto Dermopatico dell’Immacolata” (IDI) që nga fillimi i pranisë së CFIC në Shqipëri, që tashmë ka tridhjetë vjet, dhe do të gjejë zhvillim të mëtejshëm në protokollet e mirëkuptimit, që do të përfshijnë herë pas here aktivitetet dhe specialitetet që karakterizojnë veprën e dy Fondacioneve në fusha të ndryshme të operimit të tyre.
Në veçanti, marrëveshja favorizon – në këtë fazë të parë – bashkëpunimin, në nivelet më të ndryshme, me IDI, duke qenë se spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” është në fazë zhvillimi duke qenë se është inauguruar më pak se dy vjet më parë.
Besimtarët e Atit Monti, të thirrur për të dëshmuar karizmën e bamirësisë së Themeluesit, ndjekin me interes dhe entuziazëm hapat e rinj të realitetit shqiptar, në të mirë të rinisë dhe të vuajtësve.