Kursi i Terapisë Fikse, një traditë tashmë prej 10 vjetësh, vjen këtë vit si pjesa e dytë dhe përmbledhëse e programit tonë formativ vjetor post-universitar në fushën e Ortodoncisë.
Klinika Stomatologjike sjell një kurs avanguard me lektorë vendas dhe të huaj që do të prezantojnë risitë e shkencës në lidhje me diagnozën dhe trajtimin e problematikave të pacientëve adoleshentë dhe të rritur.
Programi i detajuar i këtij viti përfshin gjithashtu tematiken moderne të mini vidave.
Pjesa teorike kombinohet në çdo takim me pjesën klinike mbi pacientë për secilin nga mjekët përkatës.
Ju ftojmë të jeni pjesë e kurseve tona për të hedhur hapa të sigurt dhe të jashtëzakonshëm në fushën e Ortodoncisë së Terapisë Fikse për pacientët adoleshentë dhe të rritur.
Ju mirëpresim!





