Në datat 3-5 Qershor do të keni mundësinë të kryeni vizita dhe ndërhyrje me mjekun italian Dr.Cesare Romagnolo.
Gjatë viteve të eksperiencës ka zhvilluar një ekspertizë të veçantë në teknikat kirurgjikale tradicionale dhe inovative si laparoskopia dhe histeroskopia diagnostike e operative.
Falë kësaj përvoje të gjatë, sot ai kryen rreth 70% të ndërhyrjeve me laparoskopi mini-invazive, ndër të cilat: histerektomia, miomektomia, enukleimi i cisteve ovariane etj.
Laparoskopia është qasja kirurgjikale më e përshtatshme që duhet ofruar patjetër për pacientet që paraqesin këto patologji beninje, pasi siguron rezultatet më të mira klinike, më pak kohë qëndrimi në spital dhe më pak dhimbje post-operatore.
Për të prenotuar konsultën tuaj me Dr. Cesare Romagnolo, kontaktoni në:
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të mirë – Përkushtuar Shëndetit Tënd
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel. +355 445 05 004
Whatsapp.+355 69 70 77 550
Email. [email protected]

