Në datat 10-12 Maj 2024 u mbajt Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore,
e cila ka për qëllim prurjen e të rejave më të fundit nga kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe promovimin e tyre në vend.
Në këtë konferencë Klinika Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë u përfaqësua nga Dr. Françeska Vinjolli, e cila referoi me temën “Anomalitë Dentare dhe menaxhimi i tyre ortodontik”.