Me krenari njoftojmë një arritje të madhe mjekësore të realizuar për herë të parë në vendin tonë!
Në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë u krye me sukses një ndërhyrje kirurgjikale maksilofaciale komplekse, tek një pacient I ri 20 vjecar me sindromen e Crouzon-it.
“Sindroma e Crouzon” është një çrregullim gjenetik që karakterizohet nga bashkimi i parakohshëm i disa kockave të kafkës, që çon në zhvillimin e parregullt të fytyrës.
Kjo mund të shkaktojë një sërë komplikacionesh edhe në cilësinë e jetesës së pacientit, duke përfshirë :
- Probleme të frymëmarrjes specifikisht gjatë gjumit( apneja nocturne)
- Sy të dalë nga zgavrat, ulje ose humbje të shikimit
- Probleme në të ushqyer, gëlltitur etj
- Probleme estetike
Ekipi ynë i kirurgëve ekspertë në këtë ndërhyrje realizoi disa procedura kirurgjikale si: “Fraktura Le Fort III” dhe “Osteodistraksioni” për të arritur rezultatin.
Kjo ndërhyrje inovative përfshin ripozicionimin dhe zgjatjen e kujdesshme të kockave të fytyrës për të lehtësuar simptomat dhe për të përmirësuar mirëqënien e përgjithshme të pacientit.
Suksesi i këtij operacioni jep shpresë për ata që janë të prekur nga çrregullimi i rrallë gjenetik i “Crouzon Syndrome”.
I falenderojmë dhe urojmë suksese ekipit të Kirurgjisë Maksilofaciale: Dr Ermal Pashaj, Kirurg Maksilofacial; Ekipin e Anastezisë dhe Infermierët, që morën pjesë në këtë ndërhyrje.
Gjithashtu, mirënjohje të veçantë edhe për Ekipin Konsulent Italian: Prof. S. Pelo dhe Dr. G. Nicolai.