Kirurgjia ditore i referohet një interventi që nuk përfshin hospitalizimin, i cili mbart më pak risqe
dhe sjell reduktimin e kostove.
Ndërhyrjet e Kirurgjisë Ditore me kohëzgjatje të shkurtër dhe të mesme kryhen nën anestezi
lokale, sedacion lokal-rajonal dhe anestezi të përgjithshme.
Kirurgjia Ditore bazohet në përdorimin e teknikave inovative që lejojnë një rikuperim më të
shpejtë, me përdorimin e më pak barnave, më pak toksike dhe më të përshtatshme për situatën
specifike.
Ky është një shërbim i cili ofrohet në spitalin tonë, me një teknologji të avancuar bashkëkohore,
i konceptuar duke patur si prioritet shëndetin tuaj.