Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Grupin Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin, organizuan në Dt. 31.10.2023 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit aktivitetin me temë: “Të luftosh kancerin e gjirit”, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje.
Kësaj nisme iu bashkua edhe Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, nëpërmjet pjesëmarrjes së Dr. Manjola Luzi, Mjeke Onkologe.
Dr. Luzi në diskutim trajtoi situatën reale përmes statistikave të mbledhura në kohë për këtë patologji që lidhen me të dhëna demografike, nivelin arsimor, atë të depistimit të mëparshëm, simptomat dhe kohezgjatjen e tyre në kohë deri në diagnozën klinike. Gjithashtu edhe për trajtimin e ofruar.
Ajo theksoi se kujdesi mjekësor duhet të jetë i aksesueshëm dhe cilësor, mundësisht sipas një grafiku të paracaktuar sipas moshës dhe riskut individual, në kuadër të screening. Nje trajtim i personalizuar duhet të jetë i disponueshëm dhe i aksesueshëm për të siguruar jetëgjatësi dhe kurim.
Kanceri gjirit është tumori malinj më i shpeshtë tek gratë, por pa përjashtuar edhe burrat.
Lufta ndaj tij është komplekse, aspak e lehtë. Identifikimi i barrierave dhe hapat e duhura për eliminimin e tyre, janë vendimtare në suksesin ndaj kësaj semundje.
Ndërgjegjësimi i popullatës, edukimi i tyre që në shkolla për të njohur simptomat, vetëkzaminimin e gjirit, kohën e kryerjes së kontrolleve për depistim, luan një rol të pazëvendësueshëm për të eliminuar edhe stigmën nga kanceri.