Në kuadër të javës globale të mjekësisë laboratorike të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike #IFCC #GlobalMedLabWeek, video e përgatitur nga Departamenti i Laboratorit në bashkëpunim me mjekët specialist të Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë është renditur e para në rajonin e Europës.
Global Med Lab Week 2025 që zhvillohet në 21-27 Prill, është një nismë e IFCC për të njohur dhe festuar impaktin jetësor të Mjekësisë Laboratorike dhe rolin kritik të profesionistëve të laboratorit në shëndetin publik dhe kujdesin për pacientët në mbarë botën.
Ne jemi mirënjohës dhe falenderues ndaj ekipit tonë të laboratorit. Ata janë kampionët tanë të saktësisë dhe partnerët tanë në cilësi.



