ALB | ENG

INFEKSIONET GJINEKOLOGJIKE

Një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhet mjekëve gjinekologë në muajt e verës, nga gra të prekura nga vulvodinia (dhimbje/diskomfort afatgjatë i vulvës) ose nga infeksione të përsëritura vaginale, është: A mund të lahem ne det/pishinë?

Përgjigja është: Po, mund të hyni në ujin e detit, ujëra termale etj me një kusht të rëndësishëm, që kostumi i banjos nuk duhet që t’u thahet në trup.

Pse?

1.Mund të përmbajë spore, dmth mikrobe që presin momentin e duhur për tu shumëfishuar (temperaturën optimale, praninë e ujit dhe të lëndëve ushqyese).

2.Vulva do të qendrojë e lagur për shumë kohë. Ndërkohe që nervi i inflamuar ka shumë nevojë për ambient të thatë e të ngrohtë. Kështu që, sa të mbarojë banjo, duhet të ndërrohet menjëherë kostumi i banjës.

3.Pjesa mbrojtëse e kostumit, që është në kontakt me vulvën, është zakonisht prej materiali sintetik dhe shpeshherë me ngjyrë, prandaj është e këshillueshme vendosja e një cope mbrojtëse prej materiali pambuku të bardhë.

Grave të prekura nga vulvodinia dhe/ose nga infeksione vaginale të përsëritura u këshillohet:
– Të kenë kujdes kur futen në pishinë! Klori është një substancë irrituese për lëkurën dhe mukozat e inflamuara, mund të alterojë shumë pH vulvar. Duhet të përdorin krem mbrojtës me bazë vitaminë E.
-Hyrja në ujë të ftohtë zakonisht ka efekt qetësues për lëkurën dhe mukozën e inflamuar, por nëse zgjat banja në ujë të ftohtë mund të krijojë hipersensibilitet.

Rezervoni konsultën tuaj me mjekët specialistë pranë Spitalit tonë!

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.