I KUSHTOJMË VËMENDJE PAP-TESTIT

Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën.
Depistimi për kancerin e qafës së mitrës konsiderohet prioritet, por më tepër se gjysma e rasteve paraqiten në faza shumë të vonshme kur është vështirë të trajtohen.
Prandaj, thirrja kryesore për ndërgjegjësim është

I KUSHTOJMË VËMENDJE PAP-TESTIT!

Pap-testi është një kontroll jo-invaziv, pa dhimbje e ndërlikime dhe nuk ka pasoja. Ky kontroll ofron mundësi maksimale për zbulimin e kancerit të qafës së mitrës. Në Shqipëri vetëm 3%-5% e pacientëve kryejnë pap-test. Është detyra e strukturave shëndetësore, e personelit mjekësor dhe e shoqërisë në përgjithësi që të bashkëpunojnë për të ndryshuar statistikat e kryerjes së pap-test.
Pap-testi kryhet 1 herë në vit dhe përfshin moshat nga 17 – 70 vjeç. Përfaqëson depistimin më kosto-efektiv në krahasim me format e tjera të depistimit.

Ekzaminimi i qafës së mitrës ka 3 nivele vlerësimi:

  • Pap-test
  • Kolposkopi
  • Biopsi

Pranë spitalit tonë ju mundësohet të kryeni kontrollin e pap-testi me një staf mjekësor me përvojë të gjatë profesionale.

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.