Hiperuricemia është një çrregullim metabolik ku sasia e acidit urik në trup rritet mbi normalen.
- Rritja e përqëndrimit të acidit urik në gjak, shoqërohet me formimin e kristaleve. Këto kristale të acidit urik depozitohen në artikulacione dhe organe duke shkaktuar inflamacion dhe enjtje. Pa trajtim e duhur, me kalimin e kohës mund të ndodhin dëmtime serioze.
- Depozitimi i acidit urik mund të dëmtojë ose shkatërrojë përgjithmonë kockat dhe kyçet.
- Depozitimi i acidit urik në veshka, të njohura si gurët në veshka, mund të shkaktojë inflamacion lokal si dhe të bllokoj rrugët urinare duke dëmtuar gjithnjë e më shumë aftësinë e veshkave për të filtruar.
- Niveli i lartë i acidit urik është gjithashtu i rrezikshëm për sistemin kardiovaskular: Enët dëmtohen dhe ngushtohen për shkak të inflamacionit. E për pasojë rritet rreziku i dëmtimit të zemrës, si dhe te organe të tjera.
- Kristalet e acidit urik në kornea mund të irritojnë dhe inflamojnë enët e imta të gjakut, gjë që më pas bën që sytë të skuqen.
- Depozitat e acidit urik mund të formohen dhe në indet e buta. Këto formacione të dukshme ndodhin kryesisht në veshë, gishta dhe këmbë.
Si e diagnostikon mjeku Hiperuriceminë (guten)?
Mjekët zakonisht bëjnë një diagnozë të bazuar në shenjat dhe simptomat klasike.
Duke pyetur pacientin, për:
- Sëmundje të ngjashme në familjen e tyre;
- Historinë mjekësore të pacientit;
- Dietën e pacientit;
- Sa shpejt dhe intensivisht filloi Ataku Gutoz.
Mjekët mund të përdorin gjithashtu teste gjaku, teste të lëngjeve të kyçeve dhe teknika imazherike si MRI për të ekzaminuar fazën e sëmundjes.
Ju mirëpresim për konsulta dhe ekzaminime!