Hidrokineziterapia është një metodë shumë efektive për rehabilitimin e problemeve të sistemit muskulo-skeletor.
Kjo metodë realizohet në klinikën tonë në pishinë, e cila është një nga asetet unike për nga standardi dhe kushtet higjieno-sanitare.
- Me gjatësi 12m dhe gjerësi 2.5m, ajo ndahet në tre nivele thellësie: 60 cm, 120 cm, 180 cm.
- Me borde të ngritura, shkallë me mbështetje dhe një vinç hidraulik, që favorizon aksesin brenda saj.
- Temperatura prej 32°C e ujit lehtëson oksigjenimin e indeve dhe favorizon rekuperimin e muskujve.
- Strukturë e pajisur me dushe të posaçme.
Nëse mjeku ju ka këshilluar të kryeni terapi në ujë, ju mirëpresim pranë klinikës së Fizioterapisë, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Për konsulta dhe trajtime na kontaktoni:
Hyrja Kryesore: Rruga Dritan Hoxha, Laprakë
Hyrja Dytësore: Rr. Ana Komnena,
Tel: + 355 4 2273296
E-mail: [email protected]