Hemodinamika nis punën – Sukses që në trajtimin e parë mjekësor

Kabineti i ri i Hemodinamikës në Spitalin Katolik nisi nga puna dhe falë teknologjisë dhe ekipit u shënua suksesi i parë në trajtimin e një rasti kompleks. Angiografi, një nga investimet e fundit teknologjike në Spitalin Katolik vijon t’u vijë në ndihmë pacientëve që kanë nevojë dhe duke zgjeruar aftësitë diagnostikuese për ekipet e mjekëve tanë. Përvoja e mjekëve dhe pajisja bashkëkohore mundësuan trajtimin e një patologjie të rëndë koronare duke ofruar një zgjidhje minimale invazive për një rast që përndryshe do të ishte i vështirë për t’u trajtuar. Falë kësaj procedure të përparuar mjekët tanë arritën të trajtojnë me sukses një patologji komplekse koronare tek një pacient, i cili në të kaluarën i ishte nënshtruar një operacioni by-pass të aortës dhe arterieve koronare. Bllokimi prekte një pikë delikate të trungut komun, enës më të rëndësishme për mirë- funksionimin e zemrës. Ndërhyrja zgjati rreth 30 minuta dhe u realizua duke përdorur teknikat dhe standardet e përcaktuara sipas protokolleve specifike. Kjo mundësoi hapjen e arterieve në mënyrë të saktë dhe të sigurtë. Rezultati ishte i menjëhershëm: qarkullimi i gjakut në enët koronare u rikthye normalisht dhe pa asnjë lloj komplikacioni. Suksesi i vërtetë u vlerësua dhe u certifikua nga mjekët në orët në vazhdim kur pacienti u përmirësua shpejt dhe u kthye në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore vetëm 24 orë pas ndërhyrjes. Ky rast dëshmon edhe një herë se si teknikat minimale invazive të mbështetura nga teknologjia bashkëkohore si angiografi i ri ofrojnë sot zgjidhje efikase edhe për sëmundjet më të ndërlikuara të zemrës. Përfitimet për pacientët janë të shumta duke nisur me siguri të lartë ndërhyrjeje, qëndrim shumë të shkurtër në spital dhe kthim të shpejtë në jetën e përditshme duke ndihmuar kështu në mbrojtjen e shëndetit afatgjatë.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.