Këshillimi Prekoncepsional
Parandalimi ka një përparësi të pa diskutueshme ndaj trajtimit.
Në këtë kontekst në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë mundësohet paketa e këshillimit prekoncepsional si dhe disa ekzaminime të nevojshme rutinore përpara se të nisni një shtatëzani si: analizat e gjakut, sekrecionet vaginale, analizat e urinës, EKO.
Nëse gjatëkonsultës verehen probleme të mundshme do t’ju rekomandohen dhe ekzaminime më specifike.
Ju mirëpresim së bashku me partnerin, pasi ne mendojmë që ai do të jetë për ju një mbështetje më e sigurt në këtë rrugëtim.
Stafi ynë i shërbimit të gjinekologjisë do t’ju ofrojë eksperiencën dhe këshillimin bazuar në veçoritë tuaja, lidhur me:
- mbarevajtjen e shtatëzanisë,
- lindjes,
- lehonisë,
Këshillimi prekoncepsional është veçanërisht i vlefshëm tek pacientet:
- Për herë të parë,
- Që kanë pasur probleme me shtatëzënitë e kaluara,
- Që bartin ndonjë sëmundje e cila mund të rëndohet gjatë shtaëtzëenisë, apo kompromenton shendetin fetal.
Ju mirëpresim për konsulta dhe ekzaminime.