Shërbimet
Farmacia IDIAL ofron pregatitje galenike në bazë të kërkesave të klientit dhe përshkrimit të mjekut si kremra, solucione, pomada etj.
Stafi
Farmacia IDIAL ju ofron staf të specializuar dhe aparatura të teknologjisë së fundit. Staf mjekësor profesional shqiptaro-italian.
Farmacia IDIAL filloi aktivitetin e saj në vitin 1995, si shoqëri e ndërtuar mes “Idi Farmaceutici” s.p.a dhe Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë. Ndodhet në Rrugën e Kavajës, 120, Tiranë, pranë Poliambulancës At Luigji Monti. Detyrat e stafit të kësaj farmacie janë:
- Ekzekutimi në mënyrë korrekte i recetave të përshkruara nga mjekët.
- Zotërimi i aftësive teorike dhe praktike profesionale gjithnjë në rritje, për t’i vënë në shërbim të pacientëve.
- Të veprojë me ndërgjegje të plotë në përputhje me parimet etike duke pasur parasysh gjithmonë të drejtat e të sëmurit dhe respektin për jetën e tij.
- Të ketë kualifikim të vazhdueshëm të organizuar nga Urdhri i Farmacistit në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësise dhe institucionet e tjera.
Aktualisht në farmacinë IDIAL ofrohen barna të kontrolluara dhe cilësore gjithashtu dhe produkte dermokozmetike, ortopedike, produkte për femijë, pajisje mjekësore etj.
Shërbimet që ofron farmacia:
- Pregatitje e produkteve galenike;
- Matje e tensionit falas;
- Matje e peshës trupore;
- Këshilla lidhur me shëndetin dhe kozmetiken.
FAQs
Pap test-i eshte nje kontroll rutine e rendesishme per shendetin e gruas i cili ben te mundur kapjen heret ne kohe te kancerit te qafes se mitres,i cili sot trajtohet me sukses. Pap test-i, eshte emertuar keshtu per nder te Dr George Papanicolaou. Pap test-i është mledhja dhe vrojtimi mikroskopik i qelizave te marra nga qafa e mitres.
Ne pergjithesi mosha per te bere Pap test fillon nga 21-25 vjec,dhe vazhdon deri ne moshen 50-60 vjec. Grate mbi 30 vjec mund te kontrollohen nje here ne tre vjet n.q.s ato kane pasur tre Pap test-e te meparshme me rezultat normal. Grate e moshes 65-70 vjec qe gjate 10 vjeteve te fundit kane pasur te pakten tre Pap teste normale,mund te vendosin duke u konsultuar edhe me mjekun gjinekolog per te mos e bere me kete kontroll. Grate qe kane bere heqje totale te uterusit dhe qafes se mitres nuk kane nevoje ti nenshtrohen ketij testi.