Goditja në tru, e njohur edhe si stroke ose insult cerebral, është një urgjencë mjekësore që ndodh kur furnizimi me gjak i një pjese të trurit ndërpritet ose kur një enë gjaku në tru çahet dhe shkakton gjakderdhje. Si pasojë, qelizat e trurit mund të dëmtohen brenda pak minutash. Është shumë e rëndësishme të njihet në kohë sepse trajtimi i shpejtë mund të shpëtojë jetën dhe të zvogëlojë rrezikun e paaftësisë së përhershme.
Trajtimi duhet të bëhet në spital dhe përcaktohet nga lloji i goditjes. Një ndër hapat e trajtimit është edhe fizioterapia, që ndihmon lëvizjen, terapia e të folurit që përmirëson komunikimin dhe gëlltitjen dhe së bashku ndihmojnë rikthimin e pavarësisë në jetën e përditshme.
Në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë kryhet diagnostikimi, vizita me mjekun neurolog dhe trajtimi, ku në programin e trajtimit përfshihet rehabilitimi i cili kryhet në Klinikën e Fizioterapisë pranë spitalit tonë.






