Në javën e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të qafës së mitrës sjellim në vemendje rëndësinë e informimit ndaj simptomatikave dhe trajtimit të këtij kanceri.
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor malinj që zhvillohet në qelizat e qafës së mitrës, pjesa që lidh mitrën me vaginën. Ky lloj kanceri zakonisht shkaktohet nga infeksioni i qëndrueshëm me virusin HPV (Human Papillomavirus), një virus shumë i përhapur.
Shenjat e hershme mund të mos jenë të dukshme, por mund të përfshijnë:
- Gjakderdhje të pazakontë jashtë ciklit menstrual
- Dhimbje gjatë marrëdhënieve intime
- Sekrecione të pazakonta
Kanceri i qafës së mitrës ndahet në lloje bazuar në llojin e qelizës në të cilën fillon kanceri. Llojet kryesore të kancerit të qafës së mitrës janë:
- Karcinoma me qeliza skuamoze
- Adenokarcinoma
Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës është i mundur nëpërmjet:
- Vaksinës HPV
- Kontrollet e rregullta me PAP test ose test HPV
- Praktika të sigurta për shëndetin seksual
Kanceri i qafës së mitrës është serioz, por i trajtueshëm, veçanërisht në fazat e hershme.
Konsultohuni me mjekët tanë në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë!