BALONOPLASTIKA AORTALE

Një tjetër arritje e rëndësishme në qendrën tonë të hemodinamikës!

U realizua me sukses ndërhyrja e avancuar BAV (balonoplastika aortale) tek një pacient në gjendje kritike, me stenozë të rëndë të valvulës aortale dhe patologji shoqëruese.

Pacienti u paraqit në sallë në gjendje hemodinamike jo stabile, i intubuar dhe me frymëmarrje të drejtuar, çka e bënte ndërhyrjen edhe më sfiduese dhe me risk të lartë.

Pavarësisht riskut të lartë, ndërhyrja solli përmirësim të menjëhershëm: pacienti arriti të dal nga intubimi vetëm 3 orë pas procedurës dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Procedura u krye nga ekipi i kardiologjisë intervencionuese, nën drejtimin e Dr. Aurel Demiraj dhe Dr. Alk Shehu, në bashkëpunim me ekipin e anestezi-reanimacionit, nën drejtimin e Dr. Ervin Bejko, me pjesëmarrjen e Dr. Altin Papa dhe Dr. Devi Haxhiaj, si dhe me mbështetjen e stafit të sallës, Elton Dimo.

Suksesi i kësaj ndërhyrjeje reflekton përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e ekipit tonë multidisiplinar, si dhe përdorimin e teknikave bashkëkohore në trajtimin e patologjive kardiake komplekse.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.