ARTROSKOPIA E GJURIT- KIRURGJI ORTOPEDIKE

Artroskopia e gjurit – Kirurgjia Ortopedike pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë

Artroskopia përdoret në diagnostikimin dhe trajtimin e një gamë të gjerë problemesh të gjurit.
Është një procedurë kirurgjikale që lejon të shikohet nyja e gjurit me një procedurë shumë pak invazive, pa bërë prerje të madhe përmes lëkurës dhe indeve të tjera të buta.

Kjo rezulton në më pak dhimbje dhe ngurtësi të kyçeve për pacientin dhe shpesh shkurton kohën që duhet për t’u rikuperuar dhe për t’iu rikthyer aktivitetit të përditshëm.
Gjatë artroskopisë së gjurit, kirurgu fut një kamerë të vogël, të quajtur artroskop, në nyjen e gjurit.
Kamera shfaq pamjet në një monitor dhe kirurgu i përdor këto imazhe për të udhëhequr instrumentet kirurgjikale.

Në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë kjo procedurë realizohet nga Kirurgu Ortoped Dr. Flamur Vellku dhe ekipi i tij profesional.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.