Kanceri i Qafës së Mitrës është shkaku kryesor i vdekjes tek gratë në Shqipëri, kryesisht për shkak të diagnozave të vonuara dhe aksesit të vështirë nga ana e grave në programet e depistimit për këtë sëmundje.
Për këtë arsye u ndërmor një iniciativë që zbatohet nga Departamenti i Gjinekologjisë pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në bashkëpunim me Provincën e Trentos i quajtur: “Gratë në Qendër”.
Kjo iniciativë, që zgjat 24 muaj, përfshin depistimin e rreth 1 000 grave në qytete, si: Shkodra, Fieri dhe Elbasani.
Gratë në këto zona do vizitohen nga një Personel i dedikuar shëndetësor, me një njësi të lëvizshme, të pajisur me aparaturat për ekzaminime të citologjisë Pap-Test dhe analiza gjenetike për praninë e HPV (Human Papilloma Virus).
Analizat kryhen pranë laboratorit të Anatomisë Patologjike të Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Stafi i kualifikuar dhe i specializuar në diagnostikimin e hershëm të kësaj patologjie të rrezikshme onkologjike aplikon teknologjinë më të përparuar, për ndjekjen e rasteve me rrezik të lartë, duke përdorur kolposkopinë dhe procedurat kirurgjikale më inovative sipas nevojës.
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al
Web: www.zoja.al



