Mjeku italian Prof. Savino Di Stasi do të jetë i pranishëm për konsulta urologjike pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në datat 16 -18 Nentor 2026.
Prof.Di Stasi është ekspert i Urologjisë që jep kontributin e tij prej disa dekadash në Itali, sa i përket fushës së urologjisë, sëmundjeve të veshkave dhe rrugëve urinare.
Data 17 Nëntor është dita kushtuar shëndetit të meshkujve, një iniciativë, që synon promovimin e shëndetit publik, kulturës së parandalimit dhe mirëqenies fizike, psikologjike dhe sociale të meshkujve.
Nisma ka si objektiva kryesore parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve urologjike më të shpeshta te meshkujt, përfshirë:
- tumoret malinje të aparatit urinar dhe gjenital (veshka, fshikëza urinare, prostata dhe testikujt);
- hiperplazinë (zmadhimin) beninje të prostatës.
Nëse jeni të interesuar, mund të rezervoni një Vizitë Urologjike Falas pranë spitalit tonë në këtë datë.
Përgatitja për vizitën urologjike
Ditën e vizitës, pacienti duhet të paraqitet:
- me fshikëzën urinare të mbushur;
- me rezultatet e analizave të mëposhtme, të kryera para vizitës:
- analiza e përgjithshme e urinës;
- urinokultura me antibiogramë;
- analiza e PSA-së totale dhe PSA-së së lirë.
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al
Web: www.zoja.al





