Dr. Viola Çala ka përfunduar studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2006. dhe në vitin 2015 përfundoi specializimin në Radiologji.
Në 2023 mori titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”, Universiteti i Mjekësisë.
Dr. Çala ka një ekperiencë mbi 10 vjeçare në fushën e radiologjisë diagnostikuese, në: skaner, rezonancë magentike, imazherinë abdominale dhe pelvike, imazherinë muskulo-skeletale, imazherinë kardiake etj.
Dr. Viola Çala gjithashtu ushtron profesionin si pedagoge në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, pranë Fakultetit të Mjekësisë.
Ndër vite ka marrë pjesë në kurse speciale dhe trajnime ndërkombëtare në Itali, Spanjë, Austri etj, si:
- 2012 në Novara – Imaging in oncology ( Imazheria në onkologji)
- 2018 Universiteti i Foggia / Itali – Shkollë Dimërore për Radiologjinë Muskulo – Skeletale
- 2019 Spitali Universitar La Paz Madrit / Spanjë – Kurs për Tumoret e Kockave dhe Indeve të Buta
- 2020 – 2021 Kursi i “Echografisë së Avancuar”
- 2023 Masterclass për imazherinë e gjirit
- 2024 Radiologjia e urgjencës nga ESOR (European School Of Radiology)
- 2025 Imazheria kardiovaskulare nga ESOR (European School Of Radiology)
- 2025 Imazheria kardiake nga ESOR, Graz Austri (European School Of Radiology)
E dedikuar pas radiologjisë si në fushën profesionale ashtu edhe akademike ajo është :
Anëtare e Shoqatës Europiane të Radiologjisë (ESR)
Anëtare e Shoqatës Europiane të Radiologjisë Kardiovaskulare (ESCR)
Anëtare e Shoqatës Europiane të Imazherisë së gjirit (EUSOBI)
Dr. Viola Çala është autore e disa publikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Viola Çala ushtron me përkushtim profesionin si Mjeke Radiologe pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.