Ish-student në UKZKM, tashmë mjek i njohur ndërkombëtarisht

Kirurgu maksilofacial i Spitalit Katolik dok. Ermal Pashaj shënoi një arritje të rëndësishme profesionale duke marrë në Athinë titullin “Fellow of the European Board of Oro-Maxillo-Facial Surgery, Head and Neck Surgery” (FEBOMFS), ( Anëtar Senior i Bordit Europian për Kirurgjinë Onkologjike Kokë-Qafë ) një kualifikim evropian që jepet pas një procesi të posaçëm vlerësimi profesional, akademik dhe klinik. 

Diploma u lëshua më 14 shtator 2026 nga European Board of Oro-Maxillo-Facial Surgery si pjesë e strukturës së UEMS dhe vjen pas vlerësimit të marrë në kryeqytetin grek. Titulli FEBOMFS përfaqëson një kualifikim të rëndësishëm evropian dhe një standard krahasues të kompetencës profesionale në këtë fushë. Për të fituar titullin mjeku Pashaj kaloi në dy faza vlerësimi gjatë të cilës shqyrtohen CV-ja, aktiviteti akademik e shkencor, publikimet dhe regjistri i ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera dhe një vlerësim më qëmtues në formë provimi me raste klinike nga fusha të ndryshme të kirurgjisë maksilofaciale.  Mjeku ynë Ermal Pashaj mbërrin te ky titull me një profil profesional jo të zakonshëm. Ai ka përfunduar dy diploma universitare, në Mjekësi dhe në Odontoiatri dhe Protezë Dentare, si dhe specializimin në Kirurgji Maksilofaciale. 

Në korrik 2023 mori edhe gradën Doktor i Shkencave Mjekësore (PhD) në Universitetin Tor Vergata të Romës me një punim mbi tumoret e kokës dhe qafës. Karriera e tij ka ndërthurur praktikën klinike me mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Pashaj është pjesë e Departamentit të Shkencave Kirurgjikale në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ku ka ushtruar edhe funksione pedagogjike dhe tutoriale. Në formimin e tij përfshihen eksperienca klinike në Itali dhe Gjermani, mes tyre edhe një fellowship në kirurgjinë onkologjike të kokës dhe qafës.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: poliambulanca@fzkm.org

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.