Implantimi i ICD (Implantable Cardioverter Defibrillator

Një tjetër procedurë e avancuar u realizua me sukses në spitalin tonë!

Implantimi i ICD (Implantable Cardioverter Defibrillator) – një pajisje inteligjente që monitoron dhe mbron zemrën nga aritmitë kërcënuese për jetën.

ICD është një aparat i vogël që vendoset pranë zemrës për të monitoruar ritmin kardiak dhe për të ndërhyrë me goditje eletrike (schock) në rast të aritmive të rrezikshme që mund të shkaktojnë arrest kardiak të papritur.

Tek cilët pacientë vendoset ICD?

  • Tek pacientët me rrezik të lartë për aritmi malinje.
  • Pas episodeve të takikardisë/fibrilacionit ventrikular
  • Në insuficiencë kardiake ose sëmundje të caktuara të zemrës

Vendosja e këtij aparati siguron për pacientin:

  • Monitorim të vazhdueshëm të zemrës
  • Ndërhyrje automatike në rast aritmie të rrezikshme
  • Reduktim i ndjeshëm i rrezikut për arrest kardiak të papritur
  • Përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së jetës së tij

Shpesh ICD krahasohet me pacemaker-in, por funksioni i tij është ndryshe.

  • Pacemaker-i përdoret kryesisht kur zemra rreh shumë ngadalë, duke dërguar impulse  elektrike për të ruajtur ritmin normal.
  • ICD-ja jo vetëm stimulon zemrën kur është e nevojshme, por edhe identifikon aritmitë e rrezikshme ventrikulare dhe ndërhyn menjëherë me terapi elektrike apo “shock” shpëtues për të rikthyer ritmin normal.

Për të rezervuar një vizitë  me mjekët tanë na kontaktoni në :
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd

Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al
Web: www.zoja.al

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: poliambulanca@fzkm.org

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.