Ataku i panikut, është një nga çrregullimet e ankthit, më i përhapur vitet e fundit. Quhet atak, sepse vjen në mënyrë të papritur dhe pa shënja paraprake, në pamje të parë.
Gjatë një ataku paniku përveç shënjave të dukshme të trupit, si djersitje, dridhje, rrahje të shpeshta të zemrës, mpirje të gjymtyrëve etj, janë të pranishme një sërë shënjash të aspektit psikologjik. Personi është në gjendje konfuze. Nuk u përgjigjet pyetjeve dhe nuk orientohet dot. Ka humbur të gjitha pikat e referimit dhe identifikimit që e mbajnë të lidhur me realitetin.
Një gjendje e tillë vjen papritur, tamam si sulmi i mitit grek Pan, për personin që e përjeton, në momentet më të qeta, kur duket se gjithçka po shkon sipas planit, apo objektivave të paracaktuara.
Është një alarm aq i rëndesishëm sa merr peng trupin për t’i dhënë zë dhe jetë asaj që nuk duam të dëgjojmë.
Ndjesia e frikës së papritur, rrahjet e shpejta të zemrës dhe vështirësia në frymëmarrje janë shenja që nuk duhen neglizhuar.
Këto simptoma mund të trajtohen nëpërmjet seancave të psikoterapisë. Në psikologjinë klinike, trajtimi i atakut të panikut fokusohet në:
- Kuptimin e shkaktarëve
- Menaxhimin e ankthit
- Teknikat e frymëmarrjes dhe relaksimit
- Terapinë e përshtatur për çdo individ
Me mbështetjen e duhur profesionale, është e mundur t’i japim zë asaj që na bën të vuajmë. Këto simptoma nuk shërohen vet, duhen trajtuar. Fillimisht i trajton psikologu/psikoterapisti dhe nëse kanë nevojë i referon dhe bashkëpunon me specialistin psikiatër.
Mos hezito të kërkosh ndihmë! Mirëqenia mendore është po aq e rëndësishme sa ajo fizike.
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al
Web: www.zoja.al



