Artriti reumatoid është një çrregullim inflamator kronik që mund të prekë më shumë se vetëm nyjet tuaja.
Është një sëmundje inflamatore dhe ndodh kur sistemi imunitar prodhon elementë të cilët sulmojnë organizmin, veçanërisht artikulacionet. Kjo sëmundje karakterizohet nga periudha acarimi dhe përmirësimi.
Shenjat dhe simptomat karakteristike të artritit reumatoid mund të përfshijnë:
- Dhimbje e cila rritet në intensitet gjatë levizjeve,
- Kyçe të enjtura, të ngrohta, të fryra dhe të dhimbshme,
- Ngurtësimi mëngjesor,
- Lodhje, dobësi trupore,
- Me ecurinë e sëmundjes mund të ndodhë kufizimi i lëvizjeve dhe deformimi i kyçeve.
Artriti reumatoid ka tendencë të prekë fillimisht kyçet më të vogla të duarve.
Ndërsa sëmundja përparon, simptomat shpesh përhapen në kyçet e duarve, gjunjët, kyçet e këmbës, bërrylat, ijet dhe shpatullat. Në shumicën e rasteve, simptomat shfaqen në mënyrë simetrike në të njëjtat nyje në të dy anët e trupit tuaj.
Në raste më të rralla, gjendja mund të dëmtojë një shumëllojshmëri të gjerë të organeve të trupit, duke përfshirë lëkurën, sytë, mushkëritë, zemrën dhe enët e gjakut.
Nëse keni ankesa të ngjashme me ato që janë përshkruar më sipër ju ftojmë të informoheni mbi paketat reumatologjike dhe të lini një takim me profesionistët tanë!
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
Whatsapp: +355 69 70 77 550
Web: www.zoja.al