21 shkurt 2026
Ky workshop është organizuar nga Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Programi përfshin temat kryesore të sigurisë në praktikën klinike, duke përfshirë Medication Safety and Error Prevention, me fokus në administrimin e sigurt të barnave dhe parandalimin e gabimeve; Patient Identification and Communication Safety, që thekson rëndësinë e identifikimit korrekt të pacientit dhe komunikimit efektiv brenda ekipit mjekësor; Infection Prevention and Control, për reduktimin e infeksioneve të lidhura me kujdesin shëndetësor; Fall Prevention and Safe Patient Mobility, që synon minimizimin e rrezikut të rrëzimeve dhe promovimin e mobilizimit të sigurt; Risk Management in Healthcare, për identifikimin dhe menaxhimin proaktiv të rreziqeve klinike; si dhe Teamwork in Healthcare Safety, duke forcuar bashkëpunimin ndërprofesional për rritjen e sigurisë së pacientit.
Workshop është i akredituar nga ASCKSHSH dhe është i vlefshëm për mjekët e rinj dhe infermierët.
Aktiviteti do të zhvillohet me datë 21 Shkurt 2026 , pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Regjistrimi është falas, prania juaj është e mirëpritur duke u bërë pjesë aktive e këtij eventi.



