Implantologjia
Implantologjia është një degë e stomatologjisë që gjen perdorim te gjere tek pacientet me humbje të pjesshme ose të plotë të elementeve dentare duke ndihmuar qe te pacietet te kene proteza fikse si per nga ana funksionale ashtu edhe nga ana estetike.
Domethenia e implantologjise është inserimi i vidave ne titanium (implante) në strukturen kockore duke simuluar rrënjët natyrore të dhëmbëve. Eshte provuar klinikisht se 95-98% te impianteve dentare kane rezultat ekselent.
Pas inserimit te impiantit dentar, pacienti i nenshtrohet nje faze te dyte duke pritur gjithmone osteointergrimin e impiantit ne strukturen kockore.
Pacienti do të përdorë protezën e levizshme per te zëvendësuar ate fiksen për një periudhë duke filluar nga 3 deri 6 muaj. Gjate kësaj periudhe është parashikuar vendosja e implanteve me një protezë fikse provizore që më vonë do të zëvendësohet nga një proteze fikse definitive.
Mirepo, ne kohet e sotme, teknologjia moderne e impianteve ofron tekniken e implanteve me ngarkim te menjehershem: kjo teknikë parashikon vetem nje faze te vetme, ajo e inserimit te impiantit ne kocke dhe vendosja e kurorave dentare ne me pak se 24 ore.
Në ditët e sotme implantologjia, me përjashtime të rralla, është gjithmonë e mundur edhe në qoftë se ka mungesa se volumit se kockes në të cilën ndërhyrja duhet të paraprihet nga nje ndërhyrje qe quhet “rigjenerimi kockor” (rasti në të cilën kocka nuk është me trashesi e mjaftueshme).
Avantazhet e implantologjise :
Impiantet dentare mundesojne ndalimin e riasorbimit kockor. Nese nje dhemb mungon, kocka fillon e terhiqet e cila me pas ndikon dhe ne ndryshimin e aspektit e fytyres. Impiantet dentare ndalojne realizimin e ketij procesi.
Impiantet dentare shpetojne dhembet fshinje. Ne rastin e mungeses se nje dhembi, kemi 2 zgjidhje: vendosja e ures me 3 kurora ose inserimi i nje impianti. Por nese behet nje ure, dhembet fshinje duhen pergatitur dhe kortikuar si element protezik, ndersa inserimi i impiantit dentare eliminon prekjen e dhembeve fshinje.
Impiantet dentare nuk levizin. Ne krahasim me protezat e levizshme, impiantet te japin siguri dhe ndjesine e te paturit dhembe natyral pasi nuk levizin. Me impiantet dentare nuk ka me dhimbje!
Impiantet dentare jane pergjithmone! Impiantet dentare qendrojne per nje kohe te gjate ne kavitetin e gojes, nese perkujdesesh per to.
Impiantologjia, nje dege teper e rendesishme e dentistrise, aplikohet prane klinikes stomatologjike universitare “Zoja e Keshillit te Mire”, e cila kerkon kushte higjeno-sanitare te standartizuara dhe teper specifike. Se fundmi nderhyrjet e impianteve ne rastet klinike komplekse kryhen ne Sallen e Kirurgjise – Day Surgery – pranë Poliambulacës Atë Luigji Monti në Rrugën Kavajes – Tirane.
Cfare është Day Surgery ose Kirurgjia e Dites?
Kirurgjia e ditës paraqet nje model organizativ, tashme të konsoliduar në sistemin shëndetësore perendimor. Zhvillohen ndërhyrje kirurgjikale dhe disa procedura diagnostikuese ose terapeuticke invazive, në regjim shtrimi të kufizuar, për disa ore të dites, në anestezi të përgjithshme ose të pjesshme.
Në disa raste, Day Surgery, parashikon prenotimin e pacientit deri ditën pas ndërhyrjes, por kur është e mundur dhe kur shtrimi në klinike ose në spital nuk është i diponueshem por as i nevojshëm, pacienti i sapo operuar, preferohet të kthehet në ambjentin familjarë dhe të mbahet nën kontroll të vazhdueshëm.
Pacienti merr një shërmbim kirurgjikal të shpejte dhe të bazuar në kushtet më të sigurta të mundshme.
Detajet e njësisë operative
Vendndodhja: Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]