Kjo paketë është e nevojshme pasi na jep një kuadër të qartë të prezencës ose jo të diabetit dhe të parametrave kryesorë të lidhur me diabetin.
Krahas depistimit të prezencës së diabetit na lejon që pas marrjes së rezultateve të nisim ose modifikojmë trajtimin menjeherë. Kjo pasi përmban parametrat kryesore që na udhëheqin në mbajtjen reduktimin / shtimin e dozës së medikamenteve anti-diabetike.
Këtë paketë rekomandohet ta bëjnë në rutinë pacientët që vuajnë nga diabeti por edhe pacientët që nuk vuajnë nga diabeti (kontroll). Pacientëve që vuajnë nga diabeti u rekomandohet në varësi të situatës realizimi i kësaj pakete, përgjithesisht 1 herë në 6 muaj.
Pacientët që nuk vuajnë nga diabeti mund të ftohen ta bëjnë këtë paketë 1 herë në 2 vite.
- GLICEMI
- HEMOGLOBINA E GLUKOZUAR
- UREA
- KREATININE
- KOLESTEROL TOTAL
- HDL KOLESTEROL
- LDL KOLESTEROL
- TRIGLICERIDE
- VIZITË ENDOKRINOLOGU
Paketa e Kontrollit të Diabetit 1 kushton 4500 lekë.