PhD. Raffaella Cascella ka përfunduar Doktoraturën në vitin 2014 pranë Universitetit Tor Vergata, Romë në “Teknologji e Avancuar në Biomjekësi”.
Gjatë karrierës së saj është fokusuar në tre fusha kryesore: kërkimin shkencor, pedagogjinë dhe veprimtaritë diagnostikuese/konsulente.
PhD. Cascella ka zhvilluar ekspertizë të rëndësishme në secilën prej këtyre fushave, e cila ka kontribuar në rritjen profesionale dhe arritjen e qëllimeve specifike si në mjediset akademike ashtu edhe në ato klinike.
Prej vitit 2021 ofron shërbime si eksperte në Gjenetikë Mjekësore.
Pranë Laboratorit të Mjekësisë Gjenetike të Universitetit Tor Vergata Romë ka kryer aktivite diagnostikuese në zhvillimin e testeve molekulare, konsulencën gjenetike, si dhe interpretimin e testeve me pacientët.
Eksperienca në fushën e diagnostikimit molekular i ka ofruar gjithashtu aftësi në interpretimin e rezultateve analitike dhe zgjidhjen e rasteve të ndryshme diagnostikues.
PhD. Cascella është autore e disa artikujve shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare.
Aftësitë dhe ekspertiza e saj aplikohen në një sërë sëmundjesh gjenetike, nga ato të karakterizuara nga modele specifike të trashëgimisë deri në kushte më komplekse.
Aktualisht, Dr. Raffaella Cascella shërben si Konsulente Gjenetike pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.