Është diplomuar në degën Biologji dhe Kimi pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës në periudhën 2004-2008.
Është diplomuar në degën Master Shkencor në Farmaci pranë Albanian University në periudhën 2008-2011.
Ka ushtruar profesionin e farmacistes në disa sektorë të fushës me një eksperiencë të gjatë.
Drejtuese teknike në farmaci të rrjetit të hapur dhe në menaxhim logjistik të farmacive.
Gjatë periudhës 2019-2023 ka kryer specializimin afatgjatë në mjekësi në degën Shkenca të Ushqyerit, nutricion klinik pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në bashkëpunim me Universitetin e Romës, Tor Vergata
Prej vitit 2019 e në vazhdim është duke kryer praktikën profesionale pranë Poliklinikës Tor Vergata, Romë.
Pjesëmarrëse e rregullt në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e farmaceutikës dhe atë të nutricionit.
Aktualisht Erida Teliti mban pozicionin si Drejtuese Teknike e Farmacisë pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.