Dr. Valmira Abilaliaj – Kirurg i Përgjithshëm

Dr. Valmira Abilaliaj është diplomuar me vlerësimin 110/110 në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë në vitin 2017.

Ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë ku 18 muajt e fundit të specializimit ka përgatitur temën “Duodeno-Cefalo – Pancreasectomia: Krahasimi mes dy anastomozave Pancreatico-Jejunale dhe Pancreatico-Gastrike” me vlerësimin 70/70 të laude.

Prej 3 vitesh ka punuar si kirurge e përgjithshme në Spitalin “Rene Dubos”, Pontoise në Francë.

Në 2017 ka ndjekur dhe mbrojtur Diplomë Interuniversitare në Kirurgji të Përgjithshme Mini-invazive laparoskopike pranë Universitetit Paris V në Spitalin Antoine Beclere a Clamart.

Prej vitit 2019 ka punuar si Mjeke Kirurge e Përgjithshme në Spitalin Universitar të Traumës dhe në struktura spitalore private.

Aktualisht, Dr. Valmira Abilaliaj ushtron profesionin e saj si Mjeke Kirurge e Përgjithshme dhe mini-invazive Colon-Rectale pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.