Dr. Kosta Tatazi është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë me vlerësime maksimale, me temën: “Përdorimi i Dentinës së Demineralizuar Autologe në Shërbim të Rigjenerimit Kockor”, me udhëheqës shkencor, Prof. Francesco Germano.

Dr. Tatazi ka kryer provimin e shtetit pranë Universitetit Tor Vergata, Romë dhe është licensuar pranë Urdhërit të Stomatologëve Shqiptarë.

Aktualisht Dr. Tatazi ushtron profesionin e tij si Mjek Stomatolog pranë repartit të kirurgjisë në Klinikën Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.