Dr.Giulio ka mbaruar studimet për mjekësi në vitin 1988 në Universitetin Katolik Largo Gemelli në Romë.
Në vitet 1988-1993 është specializuar në Kirurgji Plastike Rindërtuese të gjirit në Universitetin Tor vergata në Romë.
Dr. Giulio Gherardini është një kirurg italian, i njohur për kontributet e tij në fushën e kirurgjisë. Ai ka një përvojë të gjerë dhe është i specializuar në disa lloje të kirurgjisë, përfshirë atë plastike dhe rekonstruktive, si dhe kirurgjinë e gjirit. Dr. Gherardini ka një eksperiencë shumë të gjatë në fushën e Kirurgjisë Plastike në Romë, Dubai, Kuwajt, Londër etj.
Ka kryer disa Specializime në Kirurgjinë Estetike, Mikrokirurgjinë rikonstruktive, Kirurgjinë Plastike Pediatrike, etj. Dr. Gherardini ka kryer dhjetëra kurse profesionale ndër vite në të gjithë botën, si: Stockholm, Londër, New York, Nisë, Bruksel, Houstan-Texas, Assiut-Egjipt, Romë etj
Në vitin 1998 ka kryer doktoraturën në Karolinska Hospital and Institute në Stockholm, Suedi.
Menjëherë pas doktoraturës, në vitet 1998-2002 ka qenë Drejtor i “Centro Nazionale Chirurgia Estetica” Londër.
2005-2007 Kirurg plastik në Spitalin e Emirateve, Dubai dhe Spitalin “Royal Hyatt” Kuwait, si dhe “Corporacion Dermoestetica”, Romë.
Gjatë viteve 2008-2023 ka ushtruar profesionin e tij si Kirurg Plastik në vende të ndryshme të botës si, Dubai, Romë, Londër etj
Nga viti 1989 -2006 ka ushtruar profesionin si Profesor dhe Instruktor në Institucione të ndryshme të huaja.
Ka zhvilluar disa misione operacionale vullnetare në vende si: Kenia, Honduras, Vietnam, Jordani, Etiopi, Madagskar, Filipine, Indi, Kinë, Marok, Guatemala, Ekuador, Egjipt etj.
Anëtar i disa Shoqatave Evropiane dhe Amerikane si: Shoqata Italiane të Kirurgjisë Plastike, Rikonstruktive dhe Estetike, Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë, Shoqata Ndërkombetare e Kirugëve Plastikë Estetikë, Shoqata Evropiane e Kirurgjisë Plastike, Rikonstruktive dhe Estetike etj.
Qindra artikuj, prezantime dhe abstrake të botuara.
Aktualisht, Dr.Giulio Gherardini ushtron profesionin e tij si Kirurg Plastik pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.