Dr. Giosia Di Saverio, mjek italian me eksperiencë të gjatë ne kirurgji, i bashkohet stafit të specializuar të departamentit të kirurgjisë së spitalit tonë katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Në karrierën e tij është formuar në sektorë të ndryshëm të kirurgjisë.
Formimi i tij është zhvilluar në Francë, Itali dhe Angli.
Ai vjen nga Shkolla e Bolonjës, në kirurgjitë e Poliklinikës Sant’Orsola dhe Ospedale Maggiore.
Më pas është formuar në Universitetin e Grenobles në Francë, në shkollën e Prof. Henri Giudicelli

Më vonë ka frekuentuar për vite Royal London Hospital në Londër, Njësinë Hepatobiliare Pankreatike të drejtuar nga Z. Bhattacharya CVO, Mphil, FRCS dhe Whipps Cross Univercity Hospital në Kirurgjinë Kolorektale, drejtuar nga z. P.Giordano MD, FRCS  dhe më pas ka punuar pranë Spitaleve Universitare të Teramos, Itali.

Ekspertiza e tij varion nga Kirurgjia vaskulare venoze e arteriale, tek kirurgjia digjestive laparaskopike dhe e hapur, ashtu edhe kirurgjia e mëlçisë dhe pankreasit.  Fushat specifike të ekspertizës së tij janë:


Eksperienca e tij  numëron mbi 18.000 procedura kirurgjikale, ku në mbi 9000 raste si kirurg kryesor.

Ai është i regjistruar në Këshillin e Përgjithshëm Mjekësor të Londrës, Urdhrin e Mjekëve të Grenoble, Urdhrin e Mjekëve të Teramos, Itali.
Nga Urdhëri i Mjekut Tiranë ka marrë licensën në kirurgjinë e urgjencës, kirurgjinë e përgjithshme të toraksit dhe atë vaskulare. 

Prej dekadash ushtron aktivitete private ne spitale e klinika dhe ne sektorin privat ka mbajtur pozicione drejtuese menaxheriale.
Dr. Giosia di Saverio mban pozicionin e drejtorit të njësisë operative komplekse të kirurgjisë së përgjithshme dhe endoskopisë tretëse në Grupin e Spitalit Villa Anna, në San Benedetto del Tronto, Itali.
Ka realizuar mbi 56 Publikime dhe ka marrë pjesë në 104 kongrese e konferenca.