Dr. Edlira Petoshati ka kryer studimet në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekesisë, Tiranë në vitin 2008, kohë pas të cilës ka mbajtur pozicionin e Përgjegjëses në Sektorin e Monitorim Vlerësimit pranë Drejtorisë së Shendetit Publik, Lushnje, deri në vitin 2011.

Gjithashtu ka kryer Specializimin pasuniversitar në degën “Sëmundje Infektive”, në vitin 2015 pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Ka një përvojë profesionale si mjeke infeksioniste në shërbimin ambulator, spitalor edhe në atë të urgjencës. Ka punuar gjatë periudhës 2015-2019 si mjeke infeksioniste pranë Spitalit Rajonal të Vlorës, gjithashtu edhe në institucione të tjera mjekësore private, në vitet në vazhdim.

Aktualisht, Dr. Petoshati është Mjeke infeksioniste pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, që prej vitit 2021.  Ka qenë pjesë e stafit në luftën kundër Covid-19, në spitalin Covid-1 dhe Covid-4.

Aktualisht Dr. Petoshati mban pozicionin e Mjekes Infeksioniste part-time, pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.